17:37 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Japoni: Xhamia lëvizëse mirëpret muslimanët

Ndërsa Japonia përgatitet të presë vizitorë nga e gjithë bota për Olimpiadën Verore 2020, një kompani e ngjarjeve sportive dhe kulturore në Tokio ka krijuar një xhami në rrota që t’i bëjë vizitorët muslimanë të ndihën si në shtëpi.

Yasuharu Inoue, drejtori ekzekutiv i projektit Yasy, tha se fakti që nuk ka xhami të mjaftueshme për vizitorët muslimanë për në vitin 2020 ishte alarmante për një vend që e konsiderohet si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Xhamia mobile mund të lëvizë në vende të ndryshme olimpike sipas nevojës.

“Si një vend i hapur dhe mikpritës, ne duam të ndajmë idenë e ‘mikpritjes japoneze’ me njerëzit myslimanë,” tha ai në një intervistë.

Pjesa e pasme e kamionit të modifikuar prej 25 tonësh ka hyrjen ku shtrihet, duke dyfishuar gjerësinë e kamionit. Dhoma 48 metra katrorë mund të strehojë 50 persona.

Rreth 100,000 deri 200,000 myslimanë jetojnë në Japoni. /IndeksOnline/