10:18 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Japonia provon me sukses makinën e parë fluturuese

Kompania japoneze “Sky Drive” njoftoi se ka përfunduar me sukses një provë lëvizëse të makinës së saj fluturuese me një ekuipazh në Japoni.

“Sky Drive” deklaroi në një njoftim shtypi se një demonstrim publik i fluturimit provë u mbajt më 25 gusht në ambientet e “Toyotas”.

Makina, e quajtur SD-03, me pilotin, u ngrit dhe rrethoi terrenin për rreth katër minuta.
SD-03 është automjeti më i vogël elektrik me ngritje dhe ulje vertikale në botë, i cili zë hapësirë ​​përreth dy makinave të parkuara, thotë kompania.

Ka tetë motorë që ofrojnë siguri në situata emergjente.

Ata shpresojnë që makina fluturuese të bëhet pjesë e jetës së përditshme, dhe jo vetëm një provë. Kompania nuk njoftoi ndonjë çmim të shitjes së këtij automjeti./Indeksonline/