08:05 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Japonia reziston fort, Lojrat Olimpike do zhvillohen sipas programit

Me emergjencën e krijuar nga koronavirusi që tashmë është kthyer në një pandemi globale dhe ka prekur pothuajse të gjitha shtetet në botë, është shtuar edhe presioni ndaj organizatorëve për të anuluar Lojrat Olimpike Tokio 2020.

Megjithatë siç ka konfirmuar edhe presidenti i komitetit ndërkombëtar olimpik Thomas Bach shtyrja e Lojrave Olimpike Tokio 2020 për momentin as që nuk mendohet pasi do të shuante ëndrrat e 11 mijë atletëve që janë përgatitur për këtë event madhor.

Japonia deri tani po reziston fort, pavarsisht se është rritur numri i federatave dhe komiteteve olimpike kombëtare që kërkojnë shtyrjen e Lojrave Olimpike./IndeksOnline/