75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Japonia shpik maskën inteligjente, përkthen në tetë gjuhë të botës

Prej muajsh maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e pandashme e jetës për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Një kompani japoneze ka arritur që të shpikë një maskë inteligjente të lidhur me internet, që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera.

E quajtur ndryshe “C-maskë”, ajo përshtatet si maskat standarde të fytyrës dhe lidhet përmes Bluetooth me një aplikacion smartphone dhe tablet që mund të transkriptojë mesazhe me tekst, të bëjë thirrje ose të amplifikojë zërin e mbajtësit të maskave.

“Shpesh herë është e vështirë të kuptohet dikush kur flet me maskë. Por duke mbajtur këtë maskë inteligjente, mund të përmirësojmë komunikimin duke transkriptuar bisedat (në smartphone)”, u shpreh Taisuke Ono, shefi ekzekutiv i kompanisë.

5000 maskat e para të “Donut Robotics” do t’u dërgohen blerësve në Japoni duke filluar nga shtatori, me synim tregjet edhe në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjithashtu.