20:47 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Jasharaj tregon çfarë do të ndodhë nesër nëse nuk ekzekutohen pagat e mësimdhënësve

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga Qeveria që nesër të bëhet ekzekutimi i pagave.

Jasharaj ka deklaruar se nëse diçka e tillë nuk ndodh do të bëjnë kallzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Nese pagat nuk ekzekutohen neser atëherë hapi i pare i yni do të jetë kallzimi penal ndaj Hekuran Muratit. Uroj që neser të procesohen pagat, pastaj me MASHT do të ulemi e diskutojmë” deklaroi Jasharaj në Kanal 10