12:17 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Jashari: Masakra e Rrezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë masakra e Rezallës është shembull i sakrficës, dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në 21 vjetorin e maskarës së Rezallës.

Masakra e Rrezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit që serbët bënë në Kosovë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurit e tyre kanë pritur gjetjen e trupave të familjarëve të tyre, ku unë si kryetar vazhdimisht kam ngritur zërin në këtë drejtim”, theksoi tutje ai.

Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë.

Më 5 mars 1999  në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.