13:00 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Jashari: Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë

Djali i heroit Hamëz Jashari e kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari, në 23-vjetorin e Epopesë së UCK-së, tha se shtetin e krijuan ata që nuk e kursyen as jetën.

Në manifestimin qendror, parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se brezat e ardhshëm e kanë obligim të punojnë për zhvillim, duke shtuar se falë punës së përbashkët Kosova tashmë e ka edhe ushtrinë.

“Sot falënderojmë NATO-n dhe shtetet mike. Mirënjohje për diasporën për kontributin në luftën tonë”.“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk e kursyen jetën e kemi amanet ta zhvillojmë. Në rrugën tonë duhet të jemi të bashkuar. Sot 24 vjet pas falë punës së përbashkët kemi ushtrinë tonë”.