08:01 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Jashari sqaron: Fotoja me Zijadin Selën është e vjeter

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka dhënë një sqarim rreth një lajmi të publikuar në Maqedoninë e Veriut, sikur është fotografuar sot me Zijadin Selën.

Në rrjetin social, Jashari ka shpjeguar se fotoja e publikuar është e para dy viteve, me rastin e zbulimit të dy shtatoreve, më 14.7.2018.

Bekim Jashari ka shkruar se “marrë parasysh që nesër në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet parlamentare dhe sot është heshtje parazgjedhore publikimi i lajmeve të tilla të pavërteta është në kundërshtim me vlerat tona demokratike e kombëtare”.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ashtu si të gjithë shqiptarët tjerë duhet të jenë të bashkuar sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë aspiratat tona të fuqizimit e faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë, ka shkruar Bekim Jashari në facebook.

Ja postimi i plotë i z. Jashari:

Sqarim për opinionin publik! Në një vizitë në Tiranë, bashkë me homologun dhe mikun tim Ramiz Lladrovci, sapo shikova lajmin në disa portale që “Ziadin Sela takon Bekim Jasharin djalin e Hamzë Jasharit”, prandaj për hirë të opinionit publik dhe të së vertetës me duhet të sqaroj që takimi për të cilin flet lajmi jo i vërtet ka ndodhur 2 vite me parë, një takim i rastësishëm në ceremoninë e përurimit të lapidarit të luftëtarëve Kamer dhe Murat Loshi, në fshatin Pemishtë.

Pas përurimit të lapidarit familja e luftëtarëve kishte organizuar drekë në një restaurant në Mitrovicë, ku kemi drekuar dhe biseduar me të pranishmit, në mesin e tyre edhe me z. Sela.

Marrë parasysh që nesër në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet parlamentare dhe sot është heshtje parazgjedhore publikimi i lajmeve të tilla të pavërteta është në kundërshtim me vlerat tona demokratike e kombëtare.Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ashtu si të gjithë shqiptarët tjerë duhet të jenë të bashkuar sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë aspiratat tona të fuqizimit e faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë.https://kk.rks-gov.net/skenderaj/news/kryetari-z-bekim-jashari-mori-pjese-ne-zbulimin-e-lapidarit-te-kamer-dhe-murat-loshi/