17:03 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

Jasir Asani transferohet në kampionatin spanjoll?

Jasir Asani pritet të transferohet në një nga kampionatet më të forta në botë.

Futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë, i cili po shkëlqen në ndeshjet e fundit me fanellën kuq e zi, pritet të transferohet në Celta Vigo, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku.

Asani ka oferta edhe nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite.

28-vjeçari aktualisht luan te skuadra Gwangju FC nga Korea e jugut./IndeksOnline/