Java e 22-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 22-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuwi, Peja do të luaj në udhëtim ndaj Vëllaznimit.
Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Bashkimit dhe Golden Eagle Ylli.
Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/
