08:22 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Java e fundit e Superligës, ”luftë” për vendin e dytë dhe për barazhë

Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 36-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, me çrast mbyllet sezoni futbollistik.

Javën e kaluar Ballkani u shpall Kampion, derisa sot do të ketë ”luftë” për vendin e dytë dhe po ashtu vendoset edhe cila skuadër do të shpëtoj nga rënia në Ligën e Parë, e cila do të luaj në barazh, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat që po luftojnë për vendin e dytë, Drita do të luaj si nikoqire e Malishevës, derisa Llapi do të jetë mysafire e Lirisë.

Po ashtu interesant do të jetë edhe gara për mbijeteë, me Gjilanin dhe Feronikelin ’74 që kërkojnë fitoren ndaj Dukagjinit, respektivisht Fushë Kosovës.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/