75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Java e kushtetueses

Këtë javë, Gjykata Kushtetuese do ta nxjerrë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër, pas rrëzimit të qeverisë Kurti me dy të tretat e votave të deputetëve.

Vendimi ende nuk është marrë, mirëpo gjyqtarët do të vendosin më së largu deri të premten, datë 29 maj kur është caktuar edhe data e fundit për vendosje.

Kushtetuesja me 1 maj nxori masën e parakohshme, ku pezulloi dekretin e presidentit pas ankesës së parashtruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk dihet se cili do të jetë epilogu i aktgjykimit, por nëse nuk gjenden shkelje kushtetuese në dekret, atëherë i nomunuari për kryeministër Avdullah Hoti tani ka gati emrat për kabinetin e ri qeverisës.

Rikujtojmë se LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni ndërsa gjatë kësaj periudhe këto parti kanë harmonizuar programin qeverisës./IndeksOnline/