14:52 / E Hënë, 09 Shtator 2019

“Java e modës”, në New York, shkëlqejnë motrat Hadid

“Java e modës” në New York nuk mund të konsiderohet pa motrat Gigi dhe Bella Hadid.

Shkëlqimi i motrave Hadid është i padiskutueshëm në çdo event të “New Jork Fashion Week”. Gigi 24 vjeçe dhe Bella Hadid 22 vjeçe janë një kombinim perfekt në pasarelë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në New York.

Por, java duket se ishte e ngjeshur me aktivitete për modelet miliardere. Ato u shfaqën krah njëra-tjetrës edhe në shfaqen e “Ralph Lauren” më 7 shtator.