Java e modës në New York, Tommy Hilfiger prezanton koleksionin e vjeshtës 2022

Dizajneri amerikan Tommy Hilfiger u kthye në Nju Jork për të debutuar koleksionin e tij të vjeshtës 2022 në Javën e Modës në Nju Jork.
Modelet parakaluan në shi nën meloditë e Beyonce-s dhe klasikëve të tjerë të kërcimit, të veshur me logon e re të markës, të cilën Hilfiger e quajti: “një rifreskim… ne jemi gjithmonë aty për fansat dhe konsumatorët”.
Ikona e modës tha se frymëzimi i tij erdhi nga artisti i ndjerë Andy Warhol.
“Kur e takova në vitet tetëdhjetë, ai më frymëzoi të prezantoja denjësisht markën time dhe veten time me ikonat e kulturës pop . E kam bërë këtë për gjithë këto vite,” shpjegoi ai.
Pista ishte e mbushur me modele, dhe ikona të kulturës pop, duke përfshirë Ashley Graham dhe vajzën e modeles Kate Moss, Lila Moss. Shfaqja u mbyll me bateristin Travis Barker duke performuar një këngë ekskluzive për shtëpinë e modës.
Të ftuarit në rreshtin e parë përfshinin Kris Jenner, John Legend, Shawn Mendes dhe Kate Moss.
Java e modës në Nju Jork do të mbyllet më 14 Shtator.