23:06 / E Hënë, 19 Tetor 2020

Java e Shtatë e Superligës së Kosovës: A do ta shijoj Llapi fitorën e parë?

Nesër hapet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës. Në program janë dy ndeshje nga ora 14:00.

Drenica do të ketë punë me Arbërinë.  Ekipi nga Skenderaj në ndeshjen e fundit e mposhti skuadrën e Llapit. Kurse, “Stuhia e Kuqe” pësoj humbje nga Ballkani. Dy ekipet kanë nga 8 pikë, transmeton Indeksonline.

Ndeshja tjetër është mes dy vendeve të fundit, Besës së Pejës dhe Llapit.

Në xhiron e fundit, Besa pësoj debakël nga Prishtina, kurse Llapi ende nuk e ka shijuar fitorën këtë sezon dhe po shpreson që nesër në Pejë ta bëjë./Indeksonline/