23:53 / E Shtunë, 30 Maj 2020

Java më e madhe në karrierë për Lirim Kastratin

Lirim Kastrati ka patur javën më të lumtur të karrierës si futbollist.

Sulmuesi kosovar pak ditë më parë ka shprehur lumturinë e tij pasi që ish-skuadra e tij, Kika nga Hogoshti është inkuadruar për herë të parë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Kastrati është rritur si futbollist në skuadrën nga fshati i Kamenicës.

Tre ditë më pas, Kastrati ka regjistruar edhe një sukses në karrierë.

Sot skuadra e tij, Lokomotiva Zagreb ka arritur në finale të Kupës së Kroacisë. Kastrati ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes./Indeksonline/

Mos i humb