21:28 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Java që do të vulos fatin e dy titujve për Manchester Cityn

Manchester City është në garë për të fituar tre tituj këtë sezon (Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).

Javë e ardhshme do të jetë vendimtare për të shikuar ecurinë e skuadrës së Guardiolës, shkruan Indeksonline.

Të mërkurën City do të mundohet të përmbys Tottenhamin në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Spurs në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultat 1-0.

City dhe Tottenham takohen përsëri të shtunën në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premierligës. Katër ditë më vonë, ata do të vizitojë “kushërinjtë” në “Old Traford”.

Këto tri ndeshje mund të vulosin fatin e titujve, ku edhe barazimi është si humbje. /IndeksOnline/

Ndeshjet e ardhshme të Manchester Cityt

  1. 17.04.2018 – Manchester City – Tottenham

    Liga e Kampionëve

  2. 20.04.2018 – Manchester City – Tottenham

    Premierligë

  3. 24.04.2018 – Manchester United – Manchester City

    Premierligë