06:22 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Javë me mot të qëndrueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, vranësirat të mërkurën mund të sjellin riga të dobëta shiu, por jo në gjithë territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s”, bën të ditur IHMK-ja.