11:02 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Javën e ardhshme Facebook prezanton një pajisje video komunikimi

Facebook më në fund do të zbulojë pajisjen e saj për video chat të quajtur “Portal” javën e ardhshme.

Fillimisht u tha se kompania duhej ta prezantonte pajisjen gjatë konferencës së saj vjetore F8 në Maj, por zbulimi u shty për shkak të të gjitha skandaleve që rrjeti social u përball gjatë disa muajve të fundit.

Tani, rrjeti social duket se është gati të prezantojë pajisjen në dy versione. Më e madhja prej tyre do kushtojë rreth 400 dollarë, ndërsa ajo më e vogla do të kushtojë afërsisht 300 dollarë.

Ju do të jeni në gjendje t’i kontrolloni ato duke përdorur komandat zanore të Alexa, dhe ato do të kenë aftësinë për të luajtur muzikë dhe video, tregojnë receta gatimi dhe lajme. Facebook ka zbatuar gjithashtu një veçori të re të privatësisë.

Pajisjet mendohet të kenë kamera IA me kënde të gjera që mund t’ju ndjekin, kështu që mund të bisedoni me miqtë dhe familjen edhe gjatë kohës që jeni duke pastruar dhomën tuaj ose duke bërë diçka tjetër.

Tani, kjo kamera do të vijë me një element privatësie: nuk ka nevojë ta mbuloni kur nuk është më në përdorim. Ne do të vërtetojmë këto detaje nëse Facebook me të vërtetë zbulon pajisjet para Tetorit.