15:53 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Javën e ardhshme punëtorët shëndetësor në grevë një ditore, këto janë kërkesat urgjente

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të Enjtën me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore tetë (8)orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:

  1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
  • Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe
  • Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të  Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.

Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i  njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022.

FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.