20:09 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Jay-Z dëshiron që të gjithë oficerët e përfshirë në vdekjen e George Floyd të ndiqen penalisht

Jay-Z po bën thirrje për ndjekjen penale të të gjithë oficerëve të përfshirë në vdekjen e George Floyd.

Floyd vdiq në Minneapolis javën e kaluar pasi u arrestua dhe një oficer policie e shtrëngoi me gjunjë në qafë për mbi tetë minuta, pavarësisht se këmbënguli se nuk mund të merrte frymë.

George Floyd death: Accused US cop allegedly 'tried to kill ...

Lajmet për vdekjen e Floyd kanë ngjallur protesta në të gjithë Amerikën dhe shumë të famshëm janë parë duke bërë thirrje për ndryshime e duke kërkuar drejtësi për 46-vjeçarin.

I vendosur për të luftuar për drejtësi për Floyd, Jay-Z ka bërë thirrje që të gjithë oficerët e përfshirë të ndiqen penalisht “në masën më të plotë të ligjit”.

Jay-Z performon gjatë festivalit muzikor ACL 2017 në Zilker Park më 6 tetor 2017 në Austin, Texas

Reperi, 50 vjeçar, e thirri personalisht guvernatorin e Minesotës, Tim Walz për të diskutuar për vdekjen e Floidit, duke ndarë dhimbjen e tij dhe duke theksuar se drejtësia duhet të vendoset.

Në një deklaratë të ndarë në llogarinë në Instagram të Roc Nation, Jay-Z bëri thirrje që Prokurori i Përgjithshëm Keith Ellison të marrë përsipër çështjen e George Floyd.

“Tani, unë, së bashku me një vend të tërë në dhembje, i bëj thirrje AG Ellison që të bëjë gjënë e duhur dhe të ndjekë penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për vrasjen e George Floyd në masën më të plotë të ligjit”, u shpreh ai./Indeksonline/

View this post on Instagram

@mngovernor #JusticeForGeorgeFloyd

A post shared by Roc Nation (@rocnation) on