08:20 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

“Je yll për moshën që ke!”, komplimenti që acaroi Jennifer Aniston

Jennifer Aniston mbetet një ndër aktoret më tërheqëse, megjithatë në një intervistë të fundit për British Vogue ajo ka zbuluar një kompliment që nuk ka dëshirë ta dëgjojë dhe është pikërisht: “Je yll për moshën që ke!”.

Aktorja tha se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj. “Më çmend, nuk e duroj dot”, u shpreh Aniston.

Aktorja vuri në dukje zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla.

Jam në formë më të mirë se sa kam qënë në të njëzetat. Ndihem më mirë me mendjen dhe trupin tim. Gjithçka është 100% më mirë”, tha ajo.