14:05 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Jeff Bezos do të investojë pasurinë e tij për udhëtim në hapësirë

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, thotë se do të përdorë pasurinë e tij prej 131 miliardë dollarësh për të udhëtuar në hapësirë dhe për të krijuar vendbanime njerëzore përtej tokës.

Bezos e ka quajtur kompaninë e tij të hapësirës Blue Origin.

Ai beson se njerëzimi duhet të eksplorojë atë për të kultivuar një qytetërim të përparuar.

Ai po përpiqet të nisë raketën e tij ‘Glenn Neë’ në orbitën e ulët të tokës deri në vitin 2020.

Kjo shifër do të rritet pasi ai mendon se përdorimi i pasurisë së tij është dicka e duhur kur bëhet fjalë për të vizituar hapësirën.

Këto komentet Jeff Bezos i bëri gjatë një interviste me drejtorin ekzekutiv të Axel Springer Mathias Döpfner dhe kryeredaktorja amerikane e biznesit, Alyson Shontell në Berlin.

“E vetmja mënyrë që unë mund të shoh për të përdorur këtë burim shumë financiar është duke i përdorur fitimet e mia në udhëtimin në hapësirë”, tha Bezos, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
“Unë do të përdor fitimet e mia financiare nga Amazon për të financuar atë”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Amazon thotë se ka qenë i interesuar për hapësirën që kur ishte pesë vjeç.

 

Temat: