09:35 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Top 5-shja e personave më pasur në botë, kështu i fituan miliardat (Foto)

Lista e personave më të pasur në botë. Shumica prej miliarderëve perandorin e tyre e kanë  me  teknologji, financa, modë dhe sporte.

Disa prej tyre tashmë kanë trashëguar aksione në kompanitë e familjes së tyre, transmeton Indeksonline

Më poshtë, ua sjellim top 5 personat të cilët ‘ju mbulojnë’ me para.

  1. Jeff Bezos

Ai është themelues i “Amazon.com “ të cilën punë e nisi në fillim tek gara e shtëpisë së tij në Seattle në vitin 1994.

Tregu online u publikua tre vjet më vonë dhe që atëherë është rritur për të shitur gjithçka nga moda e deri tek teknologjia në ushqim dhe produktet e ndryshme elektronike.

Më 24 nëntor 2017 – E premtja e zezë – vlera neto e Bezos goditi 100 miliardë dollarë.

Vlera neto: 121 miliardë dollarë

Mosha: 53

Shtetësia: Shtetet e Bashkuara

Industria: Teknologjia

 

Burimi i pasurisë: Vetë-prodhuar; Amazona

  1. Bill Gates

Bill Gates është bashkë-themelues i “Microsoft-it” me shokun e tij Paul Allen. Ai ka shërbyer si CEO deri në vitin 2000. Ai ende qëndron në bordin e kompanisë por nuk është më aktiv në marrëdhëniet e përditshme, transmeton Indeksonline

Vlera neto: 91.1 miliardë dollarë

Mosha: 62

Shtetësia: Shtetet e Bashkuara

Industria: Teknologjia

Burimi i pasurisë: Vetë-prodhuar; Microsoft

  1. Warren Buffett

Pasi u refuzua nga Shkolla e Biznesit në Harvard, Warren Buffett shkoi në Kolumbi për të studuar nën Benjamin Graham, i cili do të bëhej mentor i tij. Më vonë ai bleu “Berkshire Hathaëay”. Në vitin 1969 të njëjtën e shndërroi në një kompani që mbante centralin elektrik.

 

Vlera neto: 86.1 miliardë dollarë

Mosha: 87

Shtetësia: Shtetet e Bashkuara

Industria: Të shumëllojshme

Burimi i pasurisë: Vetë-prodhuar; Berkshire Hathaëay

  1. Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është themelues i “Facebook”-ut. Formimin e bëri sa ishte një i diplomuar në kolegj para se të dilte për të punuar në vend në kohë të plotë.

Vlera neto: 74 miliardë dollarë

Mosha: 33

Shtetësia: Shtetet e Bashkuara

Industria: Teknologjia

Burimi i pasurisë: Vetë-prodhuar; Facebook

  1. Amancio Ortega

Amancio Ortego kontrollon gjigantin e modës “Inditex” Ai zotëron në pronësi; Zara-n, Massimo Dutti, Oysho dhe disa të tjerë. Të paktën një pjesë e suksesit të tij mund t’i atribuohet modelit të biznesit të shpejtë të Zara-s.

Vlera neto: 71.3 miliardë dollarë

Mosha: 81

Shtetësia: Spanjë

Industria: Shitje me pakicë

Burimi i pasurisë: Vetë-prodhuar; Inditex . /Indeksonline/