21:02 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Jehona Lumi sjell të ripërpunuar këngën “Erdh pranvera”

Jehona Lumi është një artiste më karrierë të gjatë muzikore dhe njihet për zërin e saj të veçantë dhe performancat “live”.

Së fundi këngëtarja kosovare ka sjellur të përpunuar hitin e madh “Erdh pranvera”.

Pas publikimit të këngës Jehona u shpreh se kanë punuar me shumë dashuri, pasi është një këngë që me vite e ka patur në mendje ta sjell në versionin e saj.

Për këngën Jehona ka punuar me Albert Ibrahimin dhe Sinan Kajtazin dhe Rinor Ukimeri, prodhuar nga produksioni RRecords, kamera Red media, video editor Rinor Ukimeri dhe video post production Arlind Repishti.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube./Indeksonline/