Jeni duke i larë flokët gabim? Eksperti zbulon gabimet që të gjithë i bëjmë
Nga sa shpesh i lani i flokët, në atë se çfarë shampo përdorni, është e gjithë rutina e kujdesit të flokëve.
Por tani, një floktar i lartë ka zbuluar gabimet më të zakonshme që njerëzit i bëjnë kur i pastrojnë flokët e tyre.
Paul Windle, i cili është bashkëthemelues i njërës prej salloneve të flokëve më të famshme në Londër “Ëindle&Moddie”, tha se një gabim i madh është të përdorni shumë shampo, transmeton Indeksonline.
Gabimet e tjera përshijnë edhe mos shpëlarjen e flokëve siç duhet- gjë që ai sugjeron se është pjesa më e rëndësishme e procesit.
Duke folur për Harper’s Bazaar, Paul shpjegoi se si duhet të mendoni për një monedhë hekuri, para se të përdorni shamponin.
Ai gjithashtu thotë se njerëzit duhet t’i bëjnë flokët e tyre me shampo dy herë, në vend që vetëm njëherë.
“Njerëzit janë mësuar të përdorin shumë shampo. Esenca është t’i bëni flokët dy herë më shampo, por në të dyja herët të përdorni sasi të vogël nga produkti.
Të siguroheni se keni shpërlarë flokët tuaj siç duhet pas shampos, është gjithashtu thelbësore.
“Është shpëlarja që e largon pluhurin, jo shampo”, ka shpjeguar ai. “Nuk ka asgjë më mirë se shpëlarja e tepërt”, ka thënë ai.
Ju gjithashtu mund të përdorni shpampon e gabuar për llojin tuaj të flokëve, kështu që të bëni një ndryshim në këtë aspekt, mund të bëni përmirësim për shëndetin e flokëve tuaj./Indeksonline/