23:12 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jeni ndarë këtë verë? Ja arsyeja që tregon se nuk është dhe aq rastësi

Studimet më të fundit kanë treguar se vera është koha kur ndodhin më së shumti ndarjet mes çifteve. Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte.

Dhe sigurisht që ka disa arsye se përse ndodh kjo.

Kriza në çift

Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menuja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.

Largësia

Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë.

Tradhti rastësore

Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.

 

Temat: