12:32 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / AR

Jennifer Aniston ‘e shkatërruar’ nga vdekja e Matthew

Jennifer Aniston po kalon një kohë shumë të vështirë pas vdekjes së papritur të mikut të saj, yllit të ‘Friends’, Matthew Perry. Pak muaj pas vdekjes së babait të saj, John Aniston, aktorja duhet të përballet me një tjetër humbje dhe është e shkatërruar, shkruan Page Six.

“Nga pesë të tjerët, Jen dhe Courtney janë më të trishtuar. Por Aniston duket se po e vuan më së shumti”, tha një burim për  Page Six.

“Është humbja e dytë e madhe në më pak se një vit. Ajo po përpiqet të ngrihet përsëri në këmbë pasi është e tronditur.  Pavarësisht se ajo po bën gjithçka që mundet për të rimarrë veten, vdekja e Perry-t ishte një goditje e madhe për të”, shkruajnë burimet.

Aniston ishte një nga njerëzit që i qëndruan në krah Perry gjatë gjithë këtyre viteve. Në një intervistë në 2004 ajo nuk i fshehu dot emocionet e saj teksa fliste për betejën e Matthew Perry me drogën dhe alkoolin.