09:51 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Jennifer Lopez dhe Maluma bashkojnë forcat, po sjellin diçka së bashku!

Dy këngëtarët e njohur latin, legjenda Jennifer Lopez si dhe këngëtari i talentuar Maluma janë parë së fundmi së bashku.

Fotografinë e ka publikuar vetë J.Lo në llogarinë e saj në Instagram.

Ata shihen së bashku në studio, ku me gjasë po e përgatisin projektin e ri së bashku, shkruan Indeksonline.

“A jeni gati” ka shkruar Jennifer Lopez drejtuar miliona ndjekësve të saj.

Kujtojmë që Maluma është një artist shumë i talentuar dhe i dëgjuar, derisa për Jennifer Lopez nuk ka nevoj për përshkrim, pasi karriera e gjatë dhe hitet e shumta e kanë vënë atë në krye të preferencës së miliona fansave. /IndeksOnline/