Jenniferi & Maluma, promovojnë bashkëpunimin “Pa ti- Lonely”

Jennifer Lopezi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri “Pa ti – Loney”, me këngëtarin Maluma.

Lopezi, ka ngacmuar fansat me veshje të “tërbuara”, derisa arrestohet dhe bën skena provokative në videoklip.
51-vjeçarja vë në pah fytyrën e saj të bukur, duke u paraqitur me të brendshme femrash, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Lopez lufton me ligjin, derisa fillon një romancë dashuri me shoferin e saj.

Video nis me pamje të gjerë të një pallati dhe luksi të gjerë.
Padyshim, kënga e re pritet të pëlqehet në publik. /IndeksOnline/
