17:01 / E Enjte, 23 Maj 2024 / FR

Jennifer Lopez pyetet se a është ndarë nga Ben Affleck, kjo është përgjigja e saj

Jennifer Lopez u pyet në lidhje me spekulimet e vazhdueshme se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

Kjo pyetje iu bë asaj gjatë një konference për shtyp për promovimin e filmit të saj të ri “Atlas”.

Dikush i kërkoi asaj që të konfirmonte nëse “thashethemet rreth Ben Affleck ishin ‘të vërteta’”.

“Ti di të bësh më mirë se kaq”, ishte përgjigja e saj.

Ndërkaq, ajo dukej pak e tensionuar në momentin kur iu bë pyetja, por e menaxhoi situatën me një buzëqeshje.