11:57 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Jennifer Lopez shfaqet nudo në videoklipin e fundit dhe zbulon mesazhin e fshehur pas tij

Jennifer Lopezi ka publikuar videoklipin e këngës së saj të fundit “In the morning”.

Ashtu siç e kishte shfaqur edhe më parë  në sekuenca të shkurtra të postuara në instagramin e saj, këngëtarja shihet e zhveshur totalisht ndërkohë që ka vendosur një palë krahë engjëlli.

Gjatë videoklipit bien në sy format trupore të përsosura të këngëtares 51- vjeçare .

Krahas videos ajo ka shpjeguar se fshihet një mesazh shumë i fortë, pasi ka shumë simbolika brenda tij.

“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shkruar ajo.