22:58 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jep dorëheqje anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hatixhe Latifi – Pupovci

Profesoresha dhe doktoresha, Hatixhe Latifi –Pupovci është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dorëheqjen e saj, Pupovci e ka dhënë përmes një postimi në llogarinë e saj Facebook, përcjellë Indeksonline.

Ajo ka thënë se nuk është më anëtare e kësaj partie, teksa ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj përgjatë këtyre viteve sa kanë punuar së bashku,

“Të nderuar miq,

Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes të jenë të qëlluarat”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Hatixhe Latifi-Pupovci, ishte një nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsinë e Astrit Deharit./Indeksonline/