16:39 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Jep dorëheqje nënkryetari i Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati ka thënë dorëheqje nga ky post.

Rreth dorëheqjes së tij ka shkruar vet komuna, derisa thotë se i njëjti do t’i përkushtohet avancimit profesional.

Ky është njoftimi:

Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati dha dorëheqjen, i përkushtohet avancimit profesional

Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati i cili që nga viti 2007, mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i kulturës, rinisë dhe sportit e në Qeverinë Aliu numri i dytë i saj, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional.

Falënderues për kohën e shërbimit, qasjen kreative e efektive për menaxhimin me segmente e sektorë të administratës komunale ndaj tij, u shpreh i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se figura politike e nënkryetarit Ferati, paraqet një vlerë të shtuar për politikën ferizajase. Tutje, me falënderimin për punën e çmueshme të deritanishme, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i uroi suksese në rrugëtimin profesional nënkryetarit të deritanishëm, Naim Ferati.

Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati do të ushtroj detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodh ditëve në vijim.