20:07 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje një zëvendësministër

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Muharrem Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Këtë e ka bërë publike vet Kuçi përmes një postimi në Facebook, duke mos treguar edhe arsyet e dorëheqjes, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar gjatë periudhës që ishte zëvendësministër.

“Të nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha. Më lejoni të ju njohtoi se kam dhënë dorëheqje nga posti i Zv.ministrit të Shëndetësisë. Me këte rast dua të falenderoi të gjithë ata me të cillet pata një bashkëpunim të ndërsjellë në ministri dhe më gjërë”, ka shkruar ai.

Kuçi ishte njëri nga katër zëvendësministrat e Shëndetësisë. Këtë post e mbajnë Ali Berisha nga AAK-ja, Granit Abdullahu nga AKR-ja dhe Rrustem Musa nga PDK-ja./Indeksonline/