16:54 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jep dorëheqje trajneri i Bullgarisë, kjo është arsyeja

Trajneri i kombëtares së Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje.

Sipas disa raportimve kjo ka ndodhur për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e Bullgarisë kundër Anglisë.

Andaj komiteti ekzekutiv i unionit të futbollit ka kërkuar nga Balakov që të jap dorëheqje.

Balakov tha të hënën në mbrëmje: “Unë isha i përqendruar në lojë. Në të vërtetë nuk dëgjova asgjë, por thjesht bisedova me shtypin anglez  dhe u thashë atyre se nëse kjo vërtetohet se është e vërtetë, atëherë duhet të kemi turp dhe duhet të kërkojmë falje për të”./Indeksonline/.