19:12 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jep dorëheqje trajneri i skuadrës kosovare

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Sejdiu është larguar nga klubi pas humbjes 2-0 kundër Besës së Pejës.

Lajmin për dorëheqjen e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në Facebook.

Kryetrajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu jep dorëheqje.

Pas ndeshjes së javës së 13-të Besa – Vëllaznimi 2:0, me tu kthyer në Gjakovë, në një takim me anëtarët e Kryesisë së Klubit, kryetrajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu, i ka njoftuar ata se jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra që e ka kryer deri më tash. Edhe pse anëtarët e Kryesisë së Klubit janë munduar që ta bindin që të mos e bëjë këtë, Sejdiu ka qenë këmbëngulës në realizimin e qëllimit të tij, duke e arsyetuar këtë veprim me dëshpërimin që e ka përjetuar me rezultatet e tri ndeshjeve të fundit, kur Vëllaznimi fitoi vetëm 1 pikë dhe pas të cilave nga pozita e kryesuesit ra në pozitën e 5-të në renditjen tabelore.

“Pas rezultateve në këto tri ndeshje, është më se evidente se në klub ka nevojë që të ndryshohet diçka. Unë e marrë përgjegjësinë për këto rezultate prandaj kam marrë vendim të parevokueshëm që të tërhiqen nga detyra e kryetrajnerit të Vëllaznimit, duke i krijuar kështu hapërsirë Klubit që të bëjë një zgjidhje tjetër për tri ndeshjet e mbetura të këtij stinori dhe rrjedhën e mëtejshme të garave. Duke i dëshiruar Vëllaznimit sukses në të ardhmen, me këtë rast sinqerisht dua të falënderoi kryetarin e Klubit, z.Agim Cana, Kryesinë, bashkëpunëtorët, futbollistët dhe të gjithë të tjerët në Klub për korrektësinë dhe bashkëpunimin. Kam falenderim të posaçëm për tifozët e Vëllaznimit, të cilët asnjë herë nuk na kthyen shpindën” ka thënë Gani Sejdiu, me rastin e prezantimit të dorëheqjes së parevokueshme.

Pritet që Vëllaznimi gjatë ditëve të ardhshme të përcaktohet se kush do ta zëvendësoi Gani Sejdiun në detyrën e kryetrajnerit të Klubit.

K.F. “Vëllaznimi”-Gjakovë