10:39 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vëllaznimi nuk e ka ndërmend të ndalet, transferon edhe një sulmues (Foto)

Vëllazënimi ka vazhduar me ecurinë e përforcimeve, teksa së fundmi gjakovarët e kanë transferuar një sulmues.

Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, nga edicioni i ardhshëm do ta ketë në dispozicion sulmuesin, Adelino da Silva.

Përndryshe, ky është braziliani i pestë që arrinë te skuadra e famshme nga Gjakova.

Në sezonin, 2018/19, Vëllaznimi do të garojë në Ligën e Parë, ndërsa me ngulm e kërkon rikthimin në Superligë për sezonin vijues./IndeksOnline/