20:58 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jepen detajet e varrimit për viktimat kosovarë që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Një aksident i tmerrshëm ndodhi para disa dite në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku si pasojë një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare humbën jetën.

Indeksonline mëson se dy viktimat Valon dhe Luisa Memaj do të varrosen nesër me 20 korrik (e premte) në orën 17:00, në varrezat e fshatit llukë e epërme në Deçan.

Në njoftimin e Familjes Memaj thuhet se ”Tragjikisht humbën jetën me datën 16.-7.2018 (Valoni) në moshën 26 vjeçare dhe (Luisa) 5 vjeçare. Me pikëllim të thellë njoftojmë miqët, shokët dhe dashamirët tonë se varrimi i të ndjerëve bëhet me datën 20.07.2018 në ora 17:00 në varrezat e fshatit llukë e epërme në Deçan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas mediave gjermane, BMW-ja të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova  është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg./Indeksonline/