Jepen detajet: Kështu ndodhi arrestimi i 24 vjeçarit në Shqipëri
(I plotësuar) – Detajet e para bëhen publike mbi kapjen e autorit të makabrës së Selenicës Ritvan Zykaj. Arrestimi i tij u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në periferi te Selenicës, konkretisht në dalje të saj.
Policia i ka sekuestruar armën e krimit tip kallashnikov. 24 vjeçari është shoqëruar në DVP Vlorë.
Njoftimi i policisë:
‘Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal’.
Ritvan Zykaj është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia. 24 vjeçari u arrestua në zonë periferike të Selenicës, konkretisht në dalje të saj sepse bëri një makabër dje rreth orës 18 në Selenicë të Vlorës.
Zykaj qëlloi me kallashnikov mbi familjarët e tij ku vdiqën 8 persona, ku tek të vrarët kishte edhe fëmijë.
Autori ishte i arrestuar, diçka që përbënte rrezik për qytetarët e tjerë. Ai habiti të gjithë kur pas krimit të bër u bë aktiv edhe në rrjetet sociale duke u zënë me komentuesit.