07:45 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Jepini fund këtyre problemeve shëndetësore vetëm me një gotë lëng selinoje në ditë

Disa njerëz i shohin lëngjet si një mënyrë të lehtë për të shtuar më shumë fruta dhe perime në dietën e tyre. Megjithëse lëngu i selinos nuk shërben vetëm  si një truk për tu dobësuar. Pretendimet e pafundme shëndetësore të përfitimeve të lëngut të selino janë shumë tërheqëse. Nëse mësoni se çfarë i bën trupit tuaj ky perim do të doni ta pini menjëherë:

Lëngu i selinos është tepër hidratues: Një nga përfitimet kryesore të të pirit të lëngut të selinos është hidratimi, sipas Ali Webster, Drejtor i asociuar i Komunikimeve të Ushqyerjes në Fondacionin Ndërkombëtar të Këshillit për Ushqimin. Përveç hidratimit dhe disa vitaminave dhe mineraleve, ka dhe njerëz të cilët thonë se kanë shumë ë shumë përfitime të tjera( Për këtë mund të lexoni më shumë në librin Medical Medium.

Selinoja dhe lëngu i saj mund të jenë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme: Vetë selinoja është një shtesë e shkëlqyer për një mënyrë të shëndetshme të ngrënies”, thotë Webster. Ajo është e pasur me lëndë ushqyese dhe një burim i madh i fibrave, vitaminës K dhe C, manganit, kalciumit, kaliumit dhe vitaminës B6. Plus, selinoja e tërë ka veti anti-inflamatore që promovon shëndetin e mirë të zorrëve dhe mund të ndihmojë rregullimin e tretjes. “Ka shumë prova që tregojnë se ngrënia e një selinoje ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore që përfshijnë zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të mëlçisë.