17:32 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Jessica Alba kombinon bikinet me vajzën, nënë e bijë pozojnë nga oborri i shtëpisë

Jessica Alba dhe Honor Warren nuk po lejojnë që karantina t’i pengoi në argëtimin e tyre veror.

Ylli 39-vjeçar dhe vajza e saj 11-vjeçare u shfaqën së bashku në një video të re të postuar në rrjetet sociale të enjten (21 maj).

“Dita e plazhit në oborrin e shtëpisë me Honorcita, rroba banje me koleksion të ri të bëra nga shishe plastike të riciklueshme! ”, ka shkruar Jessica në Instagramin e saj.

Dyshja nënë-bijë shfaqi seritë e tyre të rrobave monokromatike të Aerie , si dhe bikinet e tyre të përputhura nga leopardi. 

Ndryshe, pas një kohe të gjatë të mungesës, Jessica pritet që të rikthehet me një film të ri në Netflix./Indeksonline/