Jesy Nelson mahnit me paraqitjen në bikini teksa feston 35-vjetorin
Këngëtarja Jesy Nelson ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke publikuar një seri fotografish me rroba banje për të shënuar ditëlindjen e saj të 35-të.
Ish-ylli i grupit Little Mix shfaqi linjat e saj të tonifikuara teksa pozoi me një bikini trekëndore me motive lulesh në ngjyrë rozë dhe jeshile, të cilën e kombinoi me një fund të gjelbër. Me flokët e gjatë të lëshuar në onde dhe një grim të ndritshëm, Jesy u duk në formë të shkëlqyer gjatë setit fotografik.
Krahas imazheve, ajo ndau edhe një mesazh të shkurtër me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Çfarë do të sjellë kapitulli 35?”, duke reflektuar për një fazë të re të jetës së saj.
Postimi vjen pas një periudhe jashtëzakonisht emocionale për këngëtaren, e cila së fundmi mori vlerësime për dokumentarin e saj prekës kushtuar vajzave binjake, Ocean Jade dhe Story Monroe. Dokumentari rrëfen sfidat me të cilat u përball familja pas lindjes së parakohshme të foshnjave në maj të vitit të kaluar.
Vajzat e saj u diagnostikuan me Spinal Muscular Atrophy (Atrofi Muskulore Spinale, tipi 1), një sëmundje e rrallë gjenetike që prek forcën dhe funksionimin e muskujve. Historia e tyre preku zemrat e shumë shikuesve dhe solli vëmendje më të madhe ndaj kësaj gjendjeje shëndetësore.
Pavarësisht sfidave të vështira të vitit të fundit, Jesy duket se po e mirëpret me optimizëm kapitullin e saj të 35-të, duke ndarë me fansat momente gëzimi dhe reflektimi për të ardhmen.

