11:00 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

“Jeta është e vështirë, por vazhdon”, Georgina flet për humbjen e djalit

Georgina Rodriguez ka folur për humbjen e djalit.

Në prill të vitit të kaluar, modelja dhe ylli i futbollit kanë sjellë në jetë vajzën Bella Esmeralda, por foshnja tjetër ( që ishte i gjinisë mashkullore) ka vdekur gjatë lindjes, transmeton Indeksonline.

Në trailerin e sezonit të dytë të reality show në Netflix, “I Am Georgina”, 29 vjeçarja u shfaq e emocionuar teksa ka përshkruar dhimbjen e madhe pas kësaj humbje.

“Këtë vit kam pasur momentin më të mirë dhe më të keq të jetës tim. Jeta është e vështirë, por vazhdon. Unë kam arsye për të ecur përpara dhe të jem e fort”, tha ajo.

Ajo shtoi, “Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët e mi. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse.”

Sezoni i dytë i “I Am Georgina”, që tregon jetën e Georgina-s si nënë, biznesmene dhe partnere e yllit më të famshëm të futbollit në botë, do të shfaqet premierë në Netflix më 24 mars./Indeksonline/