14:33 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jeta në Bosnjën e pasluftës, fotografi që flasin

Bosnja, si një vend i dalë nga lufta, vazhdon akoma të përballet me pasojat dhe traumat që i ka shkaktuar ajo.

Akoma mbahet mend historia e konfliktit shkatërrimtar midisi komuniteteve serbe, kroate dhe myslimane, e cilat kujtohet në gjithë botën për skenat e tmerrshme të spastrimit etnik, varreve masive si dhe kampeve të përqendrimit masiv, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e këtij konflikti, që kujtohet si një ndër më të përgjakshmit në botë, populli boshnjakë vazhdon të kujtojë katrahurën e përjetuar përmes objekteve të vjetruara, të shkatërruara që vënë në pah vrimat e plumbave.

Por, më keq akoma, ata vazhdojnë të luftojnë me varfërinë thuajse të skajshme, ani pse imazhet që regjistrohen nga Bosnja, tregojnë të paktën lumturinë e tyre.

Madje, për pamjen unike, janë dëshmi imazhet që ka realizuar si sesion fotografi Michal Sleczek, si një vend i jashtëzakonshëm turistik./Indeksonline/