75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 03 Maj 2026 / L A

“Jetë a vdekje”, Peja pret Trepçën në ndeshjen e radhës në play-off

“Karagaçi” do të jetë arena vendimtare në ndeshjen e radhës të play-offit në Superligë.

Peja, do të jetë nikoqire e Trepçës në duelin numër 4 të gjysmëfinales, në të cilën do të luhet për fitore.

Një fitore e Trepçës në Pejë, do të siguronte kalimin e tyre në finale për të 5-tën me radhë.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet në orën 19:30./IndeksOnline/