20:11 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Jetë o jetë, shtëpia e Aubameyang ka me iu shtangë (Foto)

Pierre-Emerick Aubameyang po ambientohet me jetën e re në Angli. Pas kalimit te Arsenali, sulmuesi gabonez është rehatuar me një shtëpi ekstra luksoze.

Shtëpia ka vlerë 18 milionë euro, ka shtatë dhoma gjumi, gjashtë banjo, tre dhoma salle, studip, pishinë, teatër në shtëpi dhe një palestër ultra-moderne.

Përveç kësaj ka edhe një kopsht 40 metra të gjatë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme garazhash./Indeksonline/