13:38 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / AR

Jetëgjatësia, tetë zakone që i shtojnë deri në 24 vjet jetës së një 40-vjeçari

Ndoshta jo të gjithë synojmë 100, por sigurisht që do të donim ta arrinim moshën e vjetër me shëndet sa më të mirë.

Sipas një studimi vëzhgues të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Ushqyerjes “NUTRITION 2023”, një ngjarje që mbledh së bashku shkencëtarë, studiues, mjekë dhe profesionistë të shëndetit global dhe publik, drejtues dhe përfaqësues kryesorë të industrisë, medias etj, ka tetë zakone që mund të zgjasin jetëgjatësinë tuaj deri në 24 vjet.

Nëpërmjet të dhënave të 700,000 veteranë amerikanë se si zakonet e tyre të shëndetshme ndikuan në jetëgjatësinë e tyre, studiuesit arritën në përfundimin se stili ynë i jetesës deri në moshën e mesme luan një rol vendimtar se sa vite jetojmë. Gjetjet treguan se ndjekja e tetë zakoneve deri në moshën 40-vjeçare mund t’i japë një burri 24 vite më shumë jetë në krahasim me ata që nuk kishin adoptuar asnjë prej tyre dhe 21 vite më shumë për gratë.

Sa nga zakonet e mëposhtme ndiqni?

 Ushtrime fizike

Krahasuar me ata që preferojnë një mënyrë jetese të ulur, ata që ishin fizikisht aktivë dhe ushtroheshin pa marrë parasysh intensitetin, kishin një rrezik 46% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak. Sipas studiuesve, një objektiv i mirë është 150 minuta aktivitet fizik në javë.

Abstenimi nga opioidet

Sipas studimit, kjo bën që rreziku i vdekjes të reduktohet me 38%.

Qëndroni larg pirjes së duhanit

Në këtë mënyrë ju mund të reduktoni rrezikun e vdekjes me 29%, dhe të parandaloni plakjen e hershme dhe problemet seksuale.

Menaxhimi i stresit

Eliminoni stresin dhe ulni rrezikun e vdekjes me 22%.

Shumë ushqime bimore

Nuk ka nevojë të bëheni vegjetarian apo vegan, edhe pse vegjetarianizmi shoqërohet me nivele të ulëta të kolesterolit dhe acidit urik. Dieta mesdhetare ofron më shumë zgjedhje dhe sipas hulumtimeve, ul rrezikun e vdekjes me 21%.

Alkooli në masë

Studiuesit përcaktuan më shumë se katër gota alkool në ditë si të dëmshme, me shmangien e kësaj frekuence duke reduktuar rrezikun e vdekjes me 19%.

Gjumi cilësor

Gjumi cilësor dhe i mjaftueshëm garanton që ju të mund të fryni shumë qirinj në tortë, duke e mbajtur rrezikun e vdekjes 18% më të ulët. Nëse e keni të vështirë të shijoni siç duhet pushimin e çmuar që i sjell dobi shëndetit tuaj disa herë, zbatoni këto tetë këshilla për gjumë më të mirë dhe më të gjatë.

Socializimi

Nëse hezitoni të telefononi miq të vjetër, mendoni përsëri. Madje do të ishte një ide e mirë që të gjithë të shkonin për një shëtitje me miqtë tuaj aktual dhe t’i falënderoni ata pasi reduktojnë rrezikun e vdekjes me 5%. Një rishikim i afro 150 studimeve zbuloi se njerëzit me lidhje të forta sociale kishin 50% më shumë gjasa për të mbijetuar, pavarësisht nga mosha, gjinia dhe shëndeti i përgjithshëm.