20:51 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Jetimi i gëzon jetimët me çanta

Një person ka shprehur vullnetin që të ndihmojë organizatën ‘’Islamic Relief’’ në aktivitetin e tyre për mbledhjen e çantave shkollore për fëmijët jetimë.

Në kushte anonimiteti, ai e mori përsipër blerjen e 125 çantave nga 200 sa i parasheh ky aksion i pagëzuar ‘’Çanta e Jetimit’’.

Ky aktivitet që nisi këtë të mërkurë në Mitrovicë, mbahet çdo vit dhe mbështetet në fondet e personave bamirës.

Ndërsa organizime të tilla po shihen si mjaft të nevojshme në Kosovë.