75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / G T

Jetmir Topalli largohet nga Istanbulspori

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, është larguar përfundimisht nga Istanbulspori.

27-vjeçari edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2028, ka vendosur për t’u larguar nga klubi turk, shkruan Indeksonline

Sulmuesi anësor së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Pendiksporit, kurse te Istanbulsporit ishte transferuar nga Malatyaspori.

Topalli sezonin e kaluar shënoi vetëm dy gola dhe një asist në 33 ndeshje në Ligën e Partë të futbollit në Turqi./Indeksonline/